Write to me or s-itechnology@hotmail.com

   
  itechnology
  Si të formatoj diskun ose një pjesë të tij
 
Si të formatoj diskun ose një pjesë të tij

Tek MyComputer klikoje me butonin e djathtë diskun që do të fshish dhe zgjidh properties. Mbaj shënim numrin e kapacitetit (capacity).

Krijo boot disk
- Shkarko Boot Disk të WinME këtu ose tek bootdisk.com
- Fut një disk flopi bosh në kompjuter dhe hap skedarin që shkarkove.
- Shtyp butonin OK dhe prit sa të krijohet boot disk

Fshi diskun
- Lëre diskun brënda në kompjuter dhe rifilloje kompjuterin
- Prit deri sa të shikosh në ekran A:> dhe pastaj shkruaj komandën
A:> fdisk
- Përgjigju Y (yes) për pyetjet e fillimit. (larg disk support, ntfs)

Tani duhet të shikosh në ekran menunë si më poshtë:
Kodi:

FDISK Options Current Fixed disk drive: 1 Choose one of the following: 1. Create DOS partition or Logical DOS Drive 2. Set active partition 3. Delete partition or Logical DOS Drive 4. Display partition information 5. Change current fixed disk drive Enter choice: [ 1 ] Press Esc to exit FDISK


Zgjidh display partition information duke shtypur butonin 4.

Pastaj do shikosh diçka si më poshtë.
Kodi:

Current fixed disk drive: 1 Partition Status Type Volume Label Mbytes System Usage C: 1 A PRI DOS WIN95 2047 FAT16 68% 2 EXT DOS 969 32% Total disk space is 6031 Mbytes (1 Mbyte = 1048576 bytes) The Extended DOS Partition contains Logical DOS Drives. Do you want to display the logical drive information (Y/N) . . . . . . ?


Në këtë rast C: është pjesa ku është instaluar sistemi operativ dhe quhet pjesa kryesore (primary).

Ndarjet e tjera bëjnë pjesë në EXT DOS që është grupi i ndarjeve shtesë.
Përgjigju Y (yes) për të parë ndarjet e tjere të hard diskut, si më poshtë.

Kodi:

Display Logical DOS Drive Information Drv Volume Label Mbytes System Usage D: 1969 UNKNOWN 100% E: 2015 UNKNOWN 100% Total Extended DOS Partition is 3984 Mbytes (1 MByte = 1048576 bytes)


Në këtë rast disku ka edhe dy pjesë të tjera: D që është 1969 MB dhe E që është 2015MB. Njëra nga ndarjet ka të njëjtat numra që mbajte shënim nga My Computer. Gjej diskun që ka të njëjtën madhësi (Mbytes) ose të njëjtën etiketë(label) dhe mbaj shënim shkronjën që i është caktuar. (D, E, F, G....).

Bazohemi mbi madhësinë dhe etiketën sepse shkronjat C, D, E, F, G mund të jenë ndryshojnë nga windows në dos. D: që ti shikon në windows mund të jetë E: në dos dhe gabimisht fshin tjetër për tjetër. Prandaj gjithmonë duhet të përdorësh fdisk për të parë shkronjën që i ka caktuar DOS-i diskut që do të fshish.

- Tani që mësuam shkronjën e pjesës që duam të fshijmë, shtyp butonin ESC për të dalë nga fdisk dhe të kthehesh tek A:>

- Shtyp komandën
A:> format shkronja:

Shkronja zëvëndësoje me shkronjën që mbajte shënim më lart. Nqs ështe C komanda do ishte
A:> format C:

Nqs shkronja ështe D
A:> format D:



- Pasi të bësh këtë, duhet të shtypësh Y (yes) për të konfirmuar fshirjen.
Pastaj kompjuteri do të të pyesë për një etiketë (label) që po të duash mund ta lësh edhe bosh. Nuk ka rëndësi çfarë shkruan dhe e ndryshon edhe në windows po të duash.

Kur të mbarojë procesi i fshirjes, do dalësh përsëri tek A:>.
- Hiqe diskun nga kompjuteri dhe shtyp ctrl+alt+del për të rifilluar kompjuterin.

Kompjuteri do hapet përsëri në Windows (nqs nuk e fshive windows) dhe pastaj mund të shkosh tek My Computer për të parë nqs është fshirë me sukses.

Për më shumë mbi FDISK dhe FORMAT mund të lexosh faqen e microsoft këtu.
http://support.microsoft.com/kb/q255867/

Formatimi në DOS përdor formatin FAT/32 që përdoret në win95, 98, Me. Windows XP mund të përdorë Fat32 dhe NTFS por rekomandohet NTFS.

Ndryshimi nga FAT në NTFS (informacioni në disk nuk ndryshon)
Po marr si shëmbull diskun D, prandaj po përdor shkronjën D. Për disqet e tjerë përdor shkronjën përkatëse.
- Start > run > cmd
- Shtyp komandën vol D:
- Shtyp komandën convert D: /FS:NTFS
- Shkruaj emrin e diskut që doli nga komanda vol
Volume in drive D is ___emri______
- Përgjigju Y për të konfirmuar ndryshimin.
- Prit sa të mbarojë procesi dhe kthehu përsëri në windows.
 
  Vizitat totale:>> 40980 visitors (93826 hits) ne kete faqe copyright © Sajmir Bajraktari  
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free