Write to me or s-itechnology@hotmail.com

   
  itechnology
  Si te mbrohemi nga viruset
 

Fatkeqesisht disa kompjutera te lexuesve te Rruzullit jane infektuar nga viruset e fundit duke mos qene vete te zotet e kompjutareve ne dijeni mbi kete.

Si mund të vërehet kjo ?
Nje lloj virusi qe eshte perhapur kohet e fundit permes e-mail, kur nuk eshte bllokuar ne kohe nga programet antiviruse, futet ne kutine tende postare, kopjon adresat e ruajtura ose edhe adresat prej nga te cilat ke marre ndonje leter elektronike dhe ne emer te tyre dergon nje kopje te vetvetes per ne adresa te tjera.



P.sh. nga kompjuteri i infektuar i dikujt qe ka adresen e revistes Rruzull te ruajtur ne kompjuter ose qe ka marre nje pergjigje prej Rruzullit, virusi mund te dergoje nje leter ne emer te revistes Rruzull me vetveten te bashkangjitur ne leter per tek nje adrese tjeter qe gjendet gjithashtu ne kete kuti postare. Marresit i dikut sikur i ka ardhur nje leter nga Rruzulli. Nese eshte i lidhur ne nje sistem me nje antivirus te instaluar ne server, me te zbuluar virusin, sistemi i dergon nje leter automatike mbrapsh "derguesit te letres", pra Rruzullit (pasi sistemi mendon se ky ishte derguesi) duke e njoftuar se ka derguar nje leter me virus apo me permbajtje te paligjshme. Ne te vertete asnje leter elektronike me virus nuk eshte derguar nga Rruzulli. Dërguesi i vërtetë nuk njoftohet dhe nuk arrin të kuptojë se është ai që po e përhap virusin për sa kohë nuk të instaluar një program bllokues të dërgimit të letrave elektronike në masë apo në mënyrë të pavullnetshme.

Ne po te njejten menyre Rruzullit i vijne letra me kopje te ketij virusi ne emer te adresave te tjera qe gjenden ne kutine postare te personit me kompjuter te infektuar nga virusi duke te lene pershtypjen sikur te gjithe keta individe i kane kompjuterat te infektuara. E verteta mund te mos jete keshtu.


Pra duke u nisur nga ajo se ne kutine postare te Rruzullit vijne me dhjetra letra me viruse ne dite, mund te vij ne perfundimin se disa/shume nga ata qe kane (pasur) kontakt me Rruzullin kane kompjutera te infektuar, por kjo nuk do te thote aspak se infektimi eshte kryer nga kontakti me Rruzullin.


Programe kundër viruseve
Një virus kompjuterik është një program që infekton sistemin tënd operativ dhe në varësi të qëllimit të krijimit të tij mund të dëmtojë tërë sistemin, pjesë të tij, programe apo të përgjojë në forma të ndryshme, të përdorë kompjuterin tënd për sulme ndaj kompjuterave të tjerë, serverave si të Microsoft'it, Nato's etj si dhe të kryejë veprimtari të tjera të paligjshme.
Gjithkush që zotëron një kompjuter e ka për detyrë të mbrohet nga viruset dhe përgjigjet përpara ligjit për sulme apo veprimtaritë e paligjshme që mund të bëhen nga kompjuteri i tij.


Ndër programet më të sukseshme kundër viruseve jane Norton Antivirus dhe McAfee. Keto mund te shkarkohen nga Download.com (tek fusha e kerkimit shkruaj emrin e programit) dhe mund te perdoren falas per nje periudhe te caktuar.
Ka edhe programe antiviruse falas si Avast Home Edition apo NOD32 Anti-Virus.
Instalimi i nje program antivirus në një kompjuter të infektuar nga viruse mund të çojë në infektimin e vetë programit antivirus, prandaj është e këshillueshme kryerja më parë të një skanimi të kompjuterit përmes një programi antivirus nga një cd.


Firewall - muret mbrojtese kunder djegies
Disa mure mbrojtese si Zone Alarm kane nje funksion te ashtuquajtur "E-mail protection" i cili kur eshte aktivizuar mbron kompjuterin tend nga bashkengjitjet (attachments) e nje letre qe mund te jene ne te vertete viruse. Njekohesisht nuk lejon nje virus te dergoje vetveten permes letrave elektronike per ne kompjutera te tjerë.


Lexoje postën në rrjet
Një mënyrë e sigurtë për të mos u infektuar nga viruse është leximi i postës në rrjet, pra jo shkarkimi i saj në kompjuter. Kjo do të thotë se duhet të përdorësh kuti postare të bazuara në rrjet (web based e-mail), pra lexoje postën përmes p.sh. Hotmail apo Yahoo të cilat të ofrojnë një kuti postare falas, apo diku tjetër ku të është ofruar një shërbim i ngjashëm. Në këtë mënyrë ia lë punën për të skanuar për viruse dikujt tjetër, shoqërive të specializuara për këtë punë.
Hotmail skanon bashkangjitjet (attachments) që të vijnë me letrat elektronike dhe nuk i hap ato nëse gjen ndonjë virus në to. Si Hotmail ashtu edhe Yahoo kanë vënë në përdorim një sistem kundër reklamave të padëshiruara (antispam) që më ka bllokuar në mënyrë të ndjeshme dhe të kënaqshme ardhmjen e tyre në kutinë time elektronike në Hotmail. Për të mos marrë reklama të padëshiruara (spam) që do të mbushnin kutinë tënde postare, nuk duhet të lesh adresën tënde elektronike më kot nëpër libra përshtypjesh apo vende të ngjashme me këto, në internet. Kjo pasi ka robotë elektronikë në internet që janë pikërisht në kërkim të këtyre adresave, për t'u dërguar më pas reklama.
PhpNuke, sistemi që përdor edhe Rruzull.net, përpiqet përmes kodesh t'i mbajë larg këta robotë djallëzorë por versione të reja të tyre dalin përditë dhe nuik mund të them se është 100% i sigurtë.


Mos përdor kuti postare të bazuara në kompjuterin tënd si Outlook, Eudora etj. Kjo do ta ekspozonte drejtpërdrejtë kompjuterin tënd ndaj viruseve, dhe mund të ketë të tillë që i shpëtojnë programit tënd kundër viruseve.


Mos prano bashkëngjitje
Nuk ka përse të pranosh bashkëngjitje (attachments) nga persona që nuk i njeh. Unë i fshij letrat me bashkëngjitje nga personat që nuk i njoh, pa lexuar fare letrën. Nuk shoh ndonjë arsye që dikush që nuk e njoh të më dërgojë p.sh. një foto, një shkrim të shkruar në pdf, një video, një program etj. Ai që don të më dërgojë ndonjë fill le të më lajmërojë me një letër paraardhëse ku të më sqarojë për çfarë bëhet fjalë dhe përse duhet ta marr patjetër këtë bashkëngjitje.
Rruzull.net nuk dërgon asnjëherë bashkëngjitje (attachments).
Shumë viruse vetëekzekutohen me të hapur letrën që ka si bashkangjitje virusin, pa qenë nevoja të hapësh bashkëngjitjen. Viruse të tjerë vetëekzekutohen edhe pa hapur fare letrën ku virusi është bashkëngjitur prandaj përsëris se pikësëpari nuk duhet të shkarkosh postën tënde në kompjuter. Nëse të duhet ta bësh patjetër, bëje nën sistemin operativ Linux.


Fshi letrat në bazë të titujve
Krijuesit e viruseve apo edhe të reklamave të padëshiruara përpiqen t'i japin tituj tërheqës letrave të tyre që përmbajnë virus. Kështu unë fshi pa hapur letrat që përmbajnë tituj diktues të këtij lloji në anglisht: "Important", "Urgent", "Immediate help..", "Read this". Askush perveç teje nuk mund ta dijë se çfarë është "e rëndësishme", "që nuk pret" apo që "duhet lexuar".
Disa viruse kopjojnë një tekst çfarëdo nga një letër që ndodhet në kutinë tënde postare dhe e vënë si titull. Në këtë mënyrë shohim edhe viruse që përhapen me titull në shqip (pasi letra nga e cila virusi ka kopjuar ka qenë në shqip, e një shqiptari). Titujt e këtyre letrave janë shpeshherë pa kuptim pasi virusi nuk din shqip dhe mund të jetë e shkëputur diku nga mesi i fjalisë.
Si rrjedhim i sa më sipër do të thoja që të vendosësh gjithnjë një titull me kuptim, që përmbledh në dy fjalë përmbajtjen e letrës apo gjënë më kryesore që ke dashur të thuash me të. Kjo hyn edhe tek abc-ja e të shkruarit të një letre dhe tregon që në titull nivelin tënd kulturor.
Shqiptareve u drejtohet me një titull në shqip. Titujt e thatë e bajatë në anglisht si "Hi", "Hello" janë shpesh viruse dhe unë i fshij pa i lexuar mesazhet me tituj të tillë që vijnë qoftë në adresë të Rruzullit apo të Botës Letrare.


Ndërro adresën elektronike
Nëse sheh që posta jote të mbushet përplot me reklama të padëshiruara (spam) dhe letra me viruse atëherë ka ardhur koha të krijosh një adresë të re. Njofto ata me të cilët don të mbash kontaktin, duke u dhënë adresën e re.
Shfrytëzoj rastin që përmes këtij shkrimi të njoftoj lexuesit e Rruzullit se edhe adresa e deritanishme redaksia(*)rruzull.net do të fshihet për shkak të pikërisht këtyre letrave të padëshirueshme dhe kontakti mund të mbahet përmes formës Na shkruaj tek blloku Njësitë.


Shkarkime nga interneti
Një virus nuk përhapet vetëm përmes postës elektronike por edhe nëpërmjet shkarkimesh që bën nga interneti përmes p.sh. programit Kazaa, ndonëse këta programe shkarkimi të ofrojnë deri diku njëfarë mbrojtjeje ndaj viruseve. Ti je në kërkim të qylit - të një kopje të manipuluar (cracked) të një programi për të cilin ndryshe duhej të paguaje - dhe has në një fill .exe me emrin e programit në fjalë dhe nis ta shkarkosh. Virusi mund të jetë prej vetëm disa kilobyte's dhe ndonëse ti mendon se filli nuk është shkarkuar i tëri ai nis të veprojë në kompjuterin tënd. Këto janë viruse të hedhura në internet nga vetë shoqëritë që prodhojnë programet, një kopje të manipuluar të të cilave je duke kërkuar.
Ky është në të vërtetë veprim i paligjshëm që kryhet nga këto shoqëri por kush e ka ngenë të bëj kërkime për të vërtetur se vetë shoqëria e ka lëshuar atë virus si dhe askush nuk guxon t'i hedhë në gjyq këto shoqëri. Për çfarë t'i padiste ? Që ka shkarkuar një program të manipuluar që i doli të ishte virus ?


Në këtë mënyrë ti zë mend, nuk përpiqesh më të kërkosh për kopje të manipuluara dhe zgjedh më mirë të blesh programin apo të heqësh dorë fare.
Unë mund të thoja që: ata që manipulojnë programet (crackers) nuk lëshojnë kopje .exe të tyre por një paketë të ngjeshur të tipeve .rar apo.zip (apo imazhe cd-sh), brenda të cilave ndodhet programi, numri i serisë ose një program që prodhon automatikisht numra serish apo ndryshe çelësit e programit (keygenerator, shkurt keyg.) ose një kopje e manipuluar e fillit .exe, të gjitha këto të shoqëruara me një fill të tipit .nfo apo .txt ku autori i manipulimeve vë firmën e tij.


Në varësi të shkallës së rrezikshmërisë së virusit, disa viruse mund të parandalohen, izolohen, shkulen dhe fshihen nga kompjuteri yt nga programet kundërviruse, por disa të tjerë të rrezikshëm e shumta që mund të bëhet nga programi antivirus është izolimi i tyre. Ndoshta freskimi (update) i definicioneve të programit kundërvirus mund të ndihmonte por shpeshherë jo, pra të mbetet të formatosh edhe njëherë të tërë kompjuterin nga fillimi, veç në mos...


Përdor Linux
Linux'i më ka shpëtuar disa herë nga virusë të tillë të rrezikshëm.
Linux është një sistem operativ ashtu si ç'është Windows, por në ndryshim nga ky i dyti Linux është falas. Ka disa lloje shpërndarjesh Linux'i si Mandrake dhe Red Hat. Më tepër mbi Linux'in mund të gjeni tek Alblinux.


Në të njëjtin kompjuter mund të instalohen dy apo më tepër sisteme operative dhe instalimi i Linux përkrah Windows është mëse i këshillueshëm. Linux njeh Windows nëse ky i fundit është i formatuar në formatin FAT. Windows nuk njeh Linux. Meqenëse Linux ka një mënyrë tjetër ndërtimi, një program i Windows nuk mund të ekzekutohet në Linux, pra as edhe virusi (që është në të vërtetë një program) nuk mund të bëjë gjë në Linux.


Kur programi yt kundërvirusi gjen një virus të cilin nuk mund ta heqë, ky të tregon të paktën vendin se ku ndodhet ky virus. Shëno këtë adresë dhe dil menjëherë nga Windows për të mos i lënë kohë virusit të dëmtojë fillet. Përmes sistemit operativ Linux mund të futesh në dosjet e Windows dhe të heqësh fillin e infektuar.
Por më përparë duhet të kesh ndryshuar formatin e filleve të Windows nga NTSF në FAT. Kjo mund të bëhet përmes programe të posatëshme si Partition Magic, i cili e bën këtë ndryshim formati pa fshirë fillet.
Kij parasysh se programet e Windows punojnë pak më mirë në formatin NTSF.
Instalimi i Linux'it këshillohet të kryhet pas këtij ndryshimi të formatit, në mënyrë që Linux të njohë Windows gjatë instalimit.
Udhëzime mbi instalimin e Linux'it mund të gjeni tek Alblinux si dhe mund të shfrytëzoni forumet e kësaj faqeje për të parashtruar problemet që ju dalin.


Po përmes Linux mund të futesh në internet dhe të shkarkosh postën tënde në kompjuter pa pasur frikë për letrat me virus.


Ndaj kompjuterin në disa drejtori
Përmes Partition Magic mund të bëhet edhe ndarja e kompjuterit në disa drejtori, p.sh. C dhe D, ku në C të mbahet sistemi operativ Windows dhe të instalohen programet kurse D të jetë si arkiv, ku të ruash p.sh. punimet e tua, filmat, muzikën, fotot etj.
Virusi sulmon dhe infekton sistemin operativ. Nëse një virus ka sulmuar sistemin operativ Windows, mund të formatosh drejtorinë C duke fshirë gjithçka që ndodhet në të por jo drejtorinë D ku ke arkivin.
 
  Vizitat totale:>> 40985 visitors (93839 hits) ne kete faqe copyright © Sajmir Bajraktari  
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free